Ditën e djeshme Cozman ka publikuar klipin e tij më të ri me titull “Yamborgini”.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe nga klipet e tjera të reperave të cilët kanë si fabul kryesore dukjen me makina dhe orë superluksoze. Edhe klipi i Cozman tërheq vëmëndje me luksin e paraqitur aty, por sa i kushtuan të gjitha këto reperit nga Prishtina?
Makina që ai ka përdorur në klip është Lamborgini Aventador 2017, në ngjyrë të zezë dhe ka kushtuar rreth gjysmë milioni euro.
Aksesori tjetër luksoz që binte shumë në sy ishte edhe ora e markës “Audemars Piguet Royal Oak Automatic Rose Gold Blue Dial” dhe vlera e saj është plot 50 mijë euro.
E vazhdojmë listën e aksesorëve të përdorur nga reperi me varësen në qafë të personalizuar me ermin e tij, që kap vlerën 30 mijë euro. Kjo varëse është prodhuar posaçërisht për të në Londër.
Dhe në fund, po jua lëmë ju të bëni një bilanc të përgjithshëm për klipin e reperit. intv.al