INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë shtetet me nivel jetese më të lartë në botë

Këto janë shtetet me nivel jetese më të lartë në botë

Publikuar më: 18:04 30-10-2016

Organizata jofitimprurëse “Social Progress Imperative” ka publikuar një listë me 19 vendet, që sipas saj kanë nivelin më të lartë të jetesës. Në raportin e kësaj organizate vihet re që dominojnë vendet Skandinave, të cilët kanë një nivel më të lartë jetese sesa shtetet lider, si SHBA-ja apo Gjermania.

Organizata në realizimin e studimit është bazuar në këto tre elementë:                
-Nevojat themelore të njeriut si kujdesi shëndetësor, strehimi dhe infrastruktura;         
-Mirëqenia, e cila përfshin arsimin, qasjen ndaj teknologjisë dhe jetëgjatësia;   
-Mundësitë, ku përfshihen të drejtat personale, liria e zgjedhjes dhe toleranca e përgjithshme.

Secili prej shteteve ka edhe pikët përkatëse. Vlerësimi për vendet është deri në 100 pikë.          
Më poshtë janë 19-të vendet me nivelin më të lartë të jetesës, nisur nga shteti i fundit në listë. Krahas vendeve janë shënuar edhe vlerësimet përkatëse.     
Tre shtetet me nivel më të lartë jetese janë Finlanda, Danimarka dhe Kanadaja.

19. SHBA (84.62 )             
18. Francë (84.79 )          
17. Spanjë (85.88)           
16. Belgjikë (86.19)         
15. Gjermani (86.42)      
14. Japoni (86.54)            
13. Austri (86.60)             
12. Irlandë (87.94)           
11. Zelandë e Re (88.45)               
10. Islandë (88.45)          
9. Britani e Madhe (88.58)           
8. Holandë (88.65)          
7. Norvegji (88.70)          
6. Suedi (88.80)
5. Zvicër (88.87)               
4. Australi (89.13)            
3. Danimarkë (89.39)     
2. Kanada (89.49)            
1. Finlandë (90.09)

Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145