Politikanët e korruptuar luftohen dhe janë të padëshiruar nga popujt. E ata nuk largohen vetëm me votë. Në Rumani tentohet që ata të largohen edhe me magji. Rumania po përgatitet për zgjedhjet europiane por një grup i vetshpallur magjistricash po punon me dyer të mbyllura për të siguruar që vetëm kandidatët e ‘duhur’ të fitojnë vende në parlamentin e ri.
“Ne jemi duke përgatitur një substancë shumë të fuqishme për 25 maj, të cilën vajzat e mia do ta hedhin mbi ndërtesën e qeverisë rumune”, tregon njëra prej magjistricave, transmenton “Euronews”.
Shtrigat kanë kryer ritualet në mesnatë, agim dhe muzg që nga 9 maji për të krijuar lëndën magjike. “Ne zbuluam dy rituale të veçanta për politikanët rumunë: Një ritual magjik i bardhë për të ndriçuar mendjet dhe fuqitë e tyre për të luftuar në Rumani për njerëzit, për të bërë gjëra të mira. Si dhe magjinë e zezë për ata që nuk ofrojnë një jetë më të mirë për rumunët”, rrëfen Mihaela Minca.
Magjia është një zakon i vjetër popullor në Rumani. Në vitin 2015 qeveria e Rumanisë e bëri magjinë profesion, duke vendosur dhe tatim mbi lexuesit e pasurisë, lexuesit e letrave dhe shtrigat.
Këto grupe veprojnë edhe online, duke e bërë magjinë një profesion mjaft popullor dhe të përhapur në vendin e Europës Lindore.