INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë tre pyetjet që duhet t’i bëni partnerit përpara se të martoheni

Këto janë tre pyetjet që duhet t’i bëni partnerit përpara se të martoheni

Publikuar më: 21:00 03-08-2017

Disa njerëz të cilët martohen edhe pse kanë shumë pak kohë që njihen shprehen se ndonjëherë thjesht ndodh. Por shprehja “dashuria nuk mjafton”, është ajo e cila del në pah më vonë. Ekspertët shprehen se për të pasur një martesë të fortë, fillimisht duhet të bini dakort për tre gjër me partnerin respektiv.

Fillimisht duhet të bini dakort për fëmijët. Nëse i dëshironi apo jo dhe se kur i dëshironi. Është shumë e rëndësishme që të dakortësoheni në këtë pjesë pasi më vonë mund të kthehet në një problem shumë serioz.

Prioritetet financiare janë një tjetër temë e cila duhet qartësuar. Duhet të jeni në një mendje për mënyrën se si do i shpenzoni lekët. Në periudhën e mjaltit ndoshta nuk vihet re kjo çështje, sepse jeni shumë të zënë duke i bërë qejfin njëri-tjetrit, por pasi përfundon magjia do të përballeni me një problem shumë të madh.

Karriera është një tjetër faktor i cili duhet diskutuar. Sa kohë kaloni në punë, çfarë prioriteti ka për ju dhe gjëra si këto duhet të diskutohen përpara hapit të madh. Nëse nuk i diskutoni, mund të rezultojë pas martese që shumë gjëra tuajat nuk përputhen dhe kjo mund t’ju pengojë lumturinë.

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783