INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë ushqimet më të mira për një jetë seksuale perfekte

Këto janë ushqimet më të mira për një jetë seksuale perfekte

Publikuar më: 14:31 29-08-2018

Bimët janë shumë të mira për të rritur performancën seksuale. Edhe pse është e vërtetë se midhjet janë të mira në këtë aspekt, nuk keni nevojë për ushqime deti për të zgjatur seancat e “nxehta” me partnerin. Me anë të bimëve, ju rrisni qëndrueshmërinë në shtrat, në të njëjtën kohë që hani edhe një vakt të shëndetshëm.

Arrat

Zinku është shumë i rëndësishëm në rritjen e testosteronit te meshkujt dhe arrat janë të pasura me zink. Po ashtu edhe bajamet. Edhe perimet me gjethe jeshile kanë zink, kështu që mund të zgjidhni këdo që preferoni.

Specat djegës

Kanë të paktën dy aftësi stimuluese. Nxehtësia e tyre mendohet se prodhon nxehtësi edhe te njeriu, duke shërbyer si “lojë paraprake”. Specat djegës janë të pasur edhe me vitaminë C, që ndihmon qarkullimin e gjakut.

Erëzat

Erëzat janë të njohura për shumë të mira mjekësore dhe duhen përdorur gjerësisht. Sidomos kanella rrit aktivitetin seksual. Gjithashtu edhe shafroni është i mirë.

Çokollata

Shkon shumë me bajamet, për një kombinim perfekt në mënyrë që t’i jepni një drejtim tjetër jetës suaj seksuale. Ka shumë zink, por edhe feniletilaminën (PEA), një përbërës që rrit ndjenjën e kënaqësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049