INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për një lëkurë të shndritshme

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për një lëkurë të shndritshme

Publikuar më: 15:16 03-08-2017

Shprehja “Ju jeni çfarë hani”, është plotësisht e vërtetë.

Çdo gjë që ju fusni në organizmin tuaj, reflektohet në një mënyrë apo tjetrën. E që të kuptoni se cilat ushqime duhet t’i përdorni që të keni një lëkurë të butë dhe të shndritshme, hidhni një sy listës me poshtë.

Ushqimet e fermentuara

Janë të pasura me minerale natyrale, të cilët e ushqejnë lëkurën nga brenda.

Perime ngjyrë të gjelbër

Këto perime janë të pasura me sulfur që ndihmojnë detoksikimin e lëkurës, dhe i japin një shkëlqim të dukshëm.

Boronicat dhe shega

Janë ushqime anti-oksidante dhe anti-inflamatore, por ajo çfarë është më e rëndësishme është që kanë përbërës të cilët mbështesin prodhimin e kolagjenit.

Salmoni apo farat chia

Në të vërtetë këtu hyjnë të gjitha ushqimet që janë të pasura me Omega 3. Këto zbusin lëkurën dhe e pastrojnë nga brenda.

Ushqimet që kanë vitaminën A

Këto ushqime siç janë karrotat apo patatet e ëmbla rinovojnë lëkurën dhe mbështesin qarkullimin e qelizave.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395