INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë ushtrimet e preferuara të Jennifer Lopez për të patur një trup super të tonifikuar [VIDEO]

Këto janë ushtrimet e preferuara të Jennifer Lopez për të patur një trup super të tonifikuar [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 05-08-2018

Jennifer Lopez i sfidon pa frikë jo vetëm vitet e jetës, por edhe shumë nga vajzat e reja. 49 vjeçarja arrin të shfaqet gjithnjë në formë të përkryer falë edhe vullnetit që ka për të frekuentuar palestrën.

Këto janë lëvizjet që këngëtarja dhe balerina përfshin në stërvitjen e saj për të pasur një siluetë spektakolare.

Trajneri i Jennifer Lopez në Nju Jork , David Krish zbuloi cilat janë sekretet e J.Lo për të pasur një trup që të gjitha femrat ia kanë zili. Përdor ushtrime për të tonifikuar dhe për të patur muskuj edhe në prapanicë.

"Rutina me Jennifer nuk ka pushim, ne marrim një frymë të shpejtë ndërsa flasim. Stërvitjet e saj janë energji shumë e lartë dhe ka shumë lëvizje", u shpreh trajneri.

Për të djegur dhjamin e barkut, Davidi thotë se ata bëjnë shumë pllaka të rregullta dhe laterale. Gjithashtu abdominale me fitballs (topa gjigande për t’u trajnuar).

Një tjetër stërvitje kyçe për të formuar muskujt tuaj (dhe të keni trup të mirë ) është 'piramida me një top zviceran' (pika të stabilitetit të topit) dhe përzierje me disa seri të kickbox.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658