Të kesh një smartphone dhe mos të kesh të instaluar “Shazam” është një ndër gabimet më të mëdha. Kjo për vetë faktin që është shumë efektiv, pasi mjafton një klikim i thjeshtë dhe në harkun e pak sekondave do të kemi në sfond titullin e këngës, grupin apo artistin që e këndon si dhe shumë informacione të tjera. Është kthyer në trend tashmë në intv.al, klasifikimi i 5 këngëve më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam, dhe ashtu si për shumë javë me rradhë, edhe këtë javë, vendi i parë mbahet nga “Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie” me plot 3.5 mln kërkime. Në vendin e dytë renditet kënga hit e “Mannequin Challenge”, “Black Beattes- Rae Sremmurd ft Gucci Mane” dhe podiumi plotësohet nga kënga shumë ritmike e Shakira me këngëtarin e talentuar Maluma “Chantaje”. Klasifikimi mbyllet me surpriza, është fjala për këngën kolonë zanore të filmit Fifty Shades of Grey, “Earned it- The Weeknd”, ndërkohë që në vendin e 5-të pozicionohet një këngë e sapo publikuar, “Makeba- Jain”.
Ja klasifikimi i plotë:
5-Makeba- Jain
4-Earned It- The Weeknd
3-Shakira ft Malumma- Chantaje
2-Rae Sremmurd ft Gucci Mane- Black Beatles
1-Clean Bandit - Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie