Daljet publike të Meghan Markle dhe Kate Middleton marrin vëmendjen maksimale. Por këtë herë do të flasim për ngjyrat të cilat që të dyja nuk do të mund t’i veshin dhe kjo nuk ka të bëjë me protokollin mbretëror.
Meghan dhe Kate i adhurojnë ngjyrat neutrale në veshjet e tyre, por edhe ngjyrat e ndezura nuk kanë munguar në garderobë duke filluar nga e kuqja, pink, blu dhe jeshile.
E megjithatë duket se ka një ngjyrë që asnjera prej të dyjave nuk i ka veshur e nuk do e veshë asnjëherë. Bëhet fjalë për ngjyrën portokalli. Kjo pasi nuk rekomandohet nga fotografët sepse vizualisht nuk duket mirë. Prandaj kjo ngjyrë ka tendencën të shmanget edhe nga personalitete të tjera të rëndësishme.
Përveç mbretëreshës Elizabeth e cila e ka provuar njëherë portokallinë. Dhe siç shkruan Elle, po ta shikoni me vëmendje foton, kjo ngjyrë nuk duket aspak mirë.
Po ju a jeni dakord me këtë? A është portokallia ngjyra juaj e preferuar?