INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ''plakat e prillit'', s’po na lënë rehat as në maj, zbuloni si do jetë moti nesër!

Këto ''plakat e prillit'', s’po na lënë rehat as në maj, zbuloni si do jetë moti nesër!

Publikuar më: 18:25 10-05-2018

Pas ditëve të nxehta, verës së parakohshme, që shijuam në ditët e fundit të muajit prill, maji erdhi gjithë vranësira e shira të paparashikuar. Ata që menduan se do të ishin vetëm rreshjet e disa ditëve, dhe u gëzuan për ca mbrëmje të freskëta më shumë, duhet të dinë se situata do të vazhdojë të jetë e tillë deri në ditët e para të qershorit. Të gjitha parashikimet e meteorologëve tregojnë se gjithë muaji maj do të jetë me vranësira të dendura e shira

Ndërkohë që nesër, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë Juglindja. Pjesa e dytë e ditës intensifikon shirat në Jug dhe pjesërisht në Qendër por shira të pakët do të ketë Veriu ndërsa mbetet pa shira pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante në Veri por rritje të lehtë do të ketë Qendra dhe Jugu gjatë mëngjesit dhe orëve të mesditës.
Era do të fryjë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322