Vajzat kuptohen shumë mirë mes tyre!
Këtë na e vërtetojnë më së miri edhe shoqet e Afërdita Dreshaj të cilat së fundmi kanë vendosur ti bëjnë një dhuratë këngëtares sipas stilit “vajza të prapa”.
Këtë e ka treguar vetë Afërdita përmes një postimi në Instastory ku tregon dhuratën super seksi dhe bëhet fjalë pikërisht për një palë tanga.
Do thoni ju ku qëndron e veçanta këtu?
E thjeshtë, vajzat kanë shkruar si mbishkrim mbi tanga “zonja Kindl” pikërisht mbiemri që do të marrë Adelina pas martese.
Përveç tangave gocat i kanë dhuruar Afërditës dhe një palë “shorts” me mbishkrimin: “Rri me Afërditën, pusho, përsërite”
Ehhh çfarë vajzash! Këto po që e kuptojnë më së miri njëra-tjetrën.