INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto shenja në shtrat me partnerin tuaj, tregojnë se ai është dashuruar kokë e këmbë

Këto shenja në shtrat me partnerin tuaj, tregojnë se ai është dashuruar kokë e këmbë

Publikuar më: 12:31 06-02-2021

“Kur jemi të dashuruar, jemi të mbytur nga një koktej kimik hormonesh, që prodhon një gjendje euforike dhe krijon një tërheqje intensive”, ka thënë Irene Fehr, trajnere e seksit dhe intimitetit për “Elite Daily”. Më poshtë ju sjellim disa prej shenjave seksuale që tregojnë se partneri juaj ka rënë në dashuri kokë e këmbë me ju:

 

-Janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që t’ju kënaqin

Një partner i dashuruar mund të vlerësojë kënaqësinë tuaj seksuale mbi kënaqëinë e tij. Nëse ata bëjnë çmos që çdo përvojë për ju të jetë fantastike, mund të jetë një shenjë se ata duan me të vërtetë të kujdesen për ju më shumë nga ç’mendoni.

 

-Janë plotësisht të pranishëm dhe të hapur seksualisht në shtrat

 

Mund ta ndjeni këtë në mënyrën si ju shikojnë ose prekin. Ata mund të jenë më të guximshëm në marrjen e rreziqeve emocionale për t’ju treguar veten, në formën më të qartë të tyre.

-I japin përparësi afeksionit

Një sjellje tjetër për t’u theksuar është se sa përparësi i japin dashurisë. Nëse partneri merr kohë t’ju prekë, puthë e ta zgjasë më shumë paralojën, kjo do të thotë se ai nuk po mendon vetëm për seks.

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951