INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto shenja të horoskopit nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën

Këto shenja të horoskopit nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën

Publikuar më: 11:07 06-06-2017

Ka nga ato shenja që nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Zbulojeni pse!

Demi nga Bricjapi
Jeni të dy super kokëfortë, por gjithashtu bini dakord për thuajse gjithçka, ndaj më shpesh ziheni për njëri-tjetrin, sesa me njëri-tjetrin. Edhe nëse njëri prej jush poston diçka koti në Facebook, tjetri gjithësesi do t’i japë një pëlqim dhe do të zihet me të tjerët me komente vetëm për t’ju dalë në mbrojtje. Kjo fundja është ajo që të gjithë duam nga jeta.

Binjakët nga Peshorja
Do të bënit shëtitje të gjata (10 km të gjata) vetëm sepse ju pëlqen pafund të bisedoni me njëri-tjetrin. Gjithashtu doni vazhdimisht të bëni të njëjtat gjëra, qoftë një festë në shtëpi, qoftë një udhëtim i minutës së fundit. Jeni padyshim një dyshe perfekte.

Gaforrja nga Akrepi
Ju jeni nga ata çiftet që njerëzit ju shohin dhe thonë: “Po, ka kuptim!” Kjo pasi e keni perfeksionuar në maksimum shikimin sy më sy si njerëzit më të dashuruar në planet. Jeni të dy shumë të ndjeshëm dhe nga ana intelektuale, bini dakord për thuajse çdo gjë, duke ju bërë të ndjeni atë lidhje që pak njerëz e përjetojnë në jetë. Nëse do të ishit një çift të famshmish dhe do të ndaheshit, lajmi juaj do të mbante titullin: “Dashuria zyrtarisht nuk ekziston”.

Luani nga Shigjetari
Ju jeni të dy ekspertë në argëtim. Jeni ekspertë në organizimin e pushimeve ku harxhini pakëz si shumë para, por të dy jeni dakord që ia vlen për një dhomë më të këndshme hoteli. Lidhja juaj është kaq spontane sa edhe kur grindeni, gjithnjë ktheheni pas sepse jeta juaj është kaq e plotësuar me atë që keni në krah.

Virgjëresha nga Demi
Ju jeni dy prej qenieve njerëzor më të përputhshme. Ndiheni të barabartë në gjithçka dhe mund t’i shmangeni pa problem diskutimeve të tipit “Jo, ik ti që të blesh bukë”, që i druheshit në një lidhje të gjatë. Maksimumi mund të ziheni për çfarë luesh do të blini për shtëpinë tuaj perfekte.

Peshorja nga Ujori
Ju jeni çifti që vazhdimisht planifikoni pushime të këndshme me çifte të tjera që rezultojnë thjesht fantastike. Keni një kimi të çmendur me njëri-tjetrin dhe mund t’ja kaloni mirë me thuajse këdo, ndaj në festa nuk shqetësoheni kurrë se mos partneri/ja po rri në një cep i/e mërzitur.

Ujori nga Binjakët
Ju me siguri do të filloni të frekuentoheni si dy miq që mund të bëjnë gjithçka bashkë dhe që tregohen brutalisht të sinqertë me njëri-tjetrin. Por, kur të bëheni vërtet çift, vështirësia e vetme do të jetë të mësoheni me pjesën romantike, sepse pjesën e të qenurit “bashkë deri në përjetësi” e keni tuajën.

Peshqit nga Gaforrja
Ju të dy jeni kaq të ndjeshëm dhe të shqetësuar për të tjerët, sa mund të kaloni natën pa gjumë duke diskutuar se sa keq ndihej personazhi i filmit tuaj të preferuar pasi u nda nga e dashura. Dhe ndërkohë që nuk jeni të zënë duke diskutuar se si të shpëtoni botën, do të jeni duke u përkëdhelur me njëri-tjetrin dhe duke i kujtuar se sa shumë duheni.

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777