Për pyetjen e famshme “A mund të ketë një miqësi afatgjatë mes një vajze dhe djali” ka një ndarje drastike mes atyre që e besojnë vërtet këtë dhe pjesës tjetër që janë më skeptikë.
Sidoqoftë, është e sigurt të thuhet se disa prej martesave më të suksesshme kanë lindur pikërisht nga një miqësi e ngushtë e çiftit.
Mbase, në çiftin e radhës mund të jesh ti, nëse ke vënë re disa prej shenjave të mëposhtme:
Ai flet ndryshe me ty
Bëj një krahasim mes mënyrës si të drejtohet ty dhe mikeshave të tij të tjera. Nëse vëren disa ndryshime në të folur, mënyrën e shikimit, lëvizjet e tij etj, me siguri ai nuk flet me të gjithë shoqërinë e tij njësoj si me ty.
I kujtohet se çfarë të pëlqen dhe çfarë jo
Herë pas here, në biseda ai përpiqet të të rikujtojë se diçka e caktuar të pëlqen ose jo. Kjo është mënyra e tij për të treguar se i ka kushtuar rëndësi bisedave të mëparshme që keni bërë dhe ka qenë i vëmendshëm ndaj çdo detaji dhe do t’ju vërë në dijeni për këtë.
Është shumë kurioz për jetën tënde
Të pyet shpesh për fëmijërinë, momente të rëndësishme për ty apo se si e kalove ditën. Interesohet edhe për gjërat më të çuditshme, për të cilat “një mik” mbase nuk do t’i shkonte ndërmend të pyeste.
Nuk të quan shoqe
Sigurisht, mos prisni t’ju thërrasë “shoqe” a diçka e tillë, por vini re se si ju prezanton në një grup miqsh apo si ju drejtohet në një grup shoqëror. Dikush që ju sheh vetëm si mik, do t’jua bënte të paktën njëherë të ditur këtë.
Të prek herë pas here
Sigurisht, këto prekje nuk duken seksuale dhe të sikletshme, por janë lëvizje të vogla si prekja e shpatullës apo krahut, një shenjë e gjuhës së trupit, për t’ju treguar se është i interesuar për ty.
Gjen justifikime që të dilni vetëm
Nëse jeni pjesë e një grupi shoqëror dhe e gjeni veten duke dalë vetëm për vetëm, ai po përpiqet t’ju thotë se nuk të sheh vetëm si “pjesë të grupit”, këshillon Anabel.
Të shkruan shpesh
Të dërgon meme, postime që kanë lidhje me tipin tënd apo situata që keni kaluar bashkë. Të shkruan rregullisht dhe në orët e vona të natës.
Të ngul sytë
Shpeshherë e kap në befasi kur është duke të parë. Me siguri, më pas largon vështrimin nga ti dhe përpiqet të duket sikur nuk e ka mendjen.