INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto sjellje nuk i pëlqejnë aspak partnerit tuaj

Këto sjellje nuk i pëlqejnë aspak partnerit tuaj

Publikuar më: 15:48 03-07-2017

Shumë bashkëshorte kanë zakone, të cilat i mbartin që nga fëmijëria, jeta apo nga marrëdhëniet e mëparshme.

Disa nga këtyre zakoneve mund të ndihmojnë për të ndërtuar një martesë të shëndetshme dhe afatgjatë. Megjithatë, ka nga rregulla që disa bashkëshorte nuk duan t’i lënë pas dhe janë pikërisht ato sjellje që shkatërrojnë martesën e tyre. Kemi përzgjedhur katër prej tyre, nga të cilat, nëse bëjnë pjesë në sjelljet tuaja, është momenti të hiqni dorë!

TONI URDHËRUES

coupleNdonjëherë femrat mund të kenë pritshmëri jashtëzakonisht të paarsyeshme për bashkëshortët e tyre. Harrojnë se pika e tyre më e fortë nuk është domosdoshmërisht edhe e burrave. Për këtë arsye, ato bëhen kërkuese kur disa pritshmëri të caktuara nuk i kënaqin. Nuk është asnjëherë e udhës të pretendoni diçka nga dikush. Kjo vlen edhe për bashkëshortët dhe për fëmijët. Toni juaj duhet të jetë gjithmonë i ngrohtë dhe me respekt. Sigurohuni që fjalori të përfshijë fjalët “të lutem” dhe “faleminderit”.

MUNGESA E RESPEKTIT DHE NEGLIZHENCA

Për pjesën më të madhe të bashkëshortëve janë vetëm dy gjëra që ata dëshirojnë nga gratë e tyre. Për çudi, nëse këto dy gjëra u plotësohen, ata janë shumë të lumtur. Këto dy gjëra janë respekti dhe intimiteti. Por për disa femra është e pamundur t’i japin të dyja gjërat dhe ndonjëherë ato i lënë pas dore nevojat themelore të bashkëshortëve. Nëse e kaluara juaj është shenjuar nga disa përvoja të shëmtuara me këto dy probleme, mund të jetë e nevojshme të kërkoni ndihmë për t’ia dalë mbanë. Mundohuni të silleni me respekt edhe kur ai ju ka mërzitur dhe, mbi të gjitha, mos e largoni bashkëshortin. Ofrojini atij mbështetjen dhe vëmendjen tuaj në çdo gjë.

KARAKTERI GRINDAVEC

Proverbi “më mirë në një cep të çatisë se sa në shtëpi me gruan grindavece” merr vlerë më së miri, pasi është pikërisht kjo lloj ndjenje që provokoni te bashkëshorti, nëse jeni gjithë kohës duke kritikuar. Ai preferon më mirë të rrijë larg shtëpisë se sa të vijë në shtëpi ku e pret një tjetër sherr. Karakteri grindavec nuk është aspak tërheqës dhe është zakoni tek i cili shumë femra kapen, pasi mendojnë se është e vetmja armë mbrojtëse, që duhet të përdorin kundër bashkëshortit. Megjithatë, është një armë kundër martesës dhe, sa herë që e përdorin, rrezikojnë të “vrasin” martesën.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832