Një shikim i vetëm është i mjaftueshëm për të dalluar një person dhe për ta konsideruar atë si dashurinë e jetës suaj. E pra, kjo është ajo që mendojnë këto shenja të Horoskopit. Ato besojnë se dashuria në shikim të parë ekziston dhe se është çelësi i suksesit në një marrëdhënie.Më poshtë janë 3 shenjat zodiakale:
Dashi:Ata janë njerëz që e duan të panjohurën, i duan sfidat dhe nuk ndalen së kërkuari derisa të gjejnë atë që duan. Në mënyrë të pandërgjegjshme përqëndrohen në suksesin e një marrëdhënie. Nëse ata e njohin një person dhe mbeten të hipnotizuar, nuk heqin dorë deri sa ta bëjnë për vete. Për ta, përshtypja e parë është ajo që ka rëndësi.
Gaforrja:Kjo është një nga shenjat më të ëmbla dhe të dashura. Ata kanë vështirësi në imagjinimin e një të ardhmeje me njerëz që sapo i kanë njohur. Megjithatë, e gjithë kjo ndodh edhe pa folur me atë qenie, kështu që magjia mund të shpërthejë dhe t’i lërë thellësisht të lënduar.
Luani:Ata janë luftëtarë dhe kanë një siguri natyrore që i bën të guximshëm veçanërisht në fillim të një marrëdhënieje të mirë. Ata janë mes atyre që besojnë se lidhja në shikim të parë ekziston dhe është më e mira. Një bisedë e thjeshtë me një vajzë ose një djalë mund të ndezë dashurinë e tyre të pakushtëzuar për partnerin e tyre dhe do të përpiqen ta bëjnë për vete me çdo mjet.