INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ushqime do ju shtojnë dëshirën SEKSUALE

Këto ushqime do ju shtojnë dëshirën SEKSUALE

Publikuar më: 16:55 08-04-2019

Dashuria është padyshim afrodiziaku më i rëndësishëm në një lidhje mes dy personash. Megjithatë për të shtuar edhe më tej pasionin mes një çifti ekzistojnë ushqime të caktuara, të cilat ndihmojnë për rritjen më shumë të dëshirës seksuale.

Ja një listë me disa prej këtyre ushqimeve:

1.Midhjet

Që në kohët e lashta midhjet njihen për vetitë e tyre si afrodiziakë. Por sipas studimeve ende nuk janë zbuluar substanca të veçanta kimike që të argumentojnë nxitjen seksuale që shkaktojnë.

2.Çokollata

Edhe çokollatat janë klasifikuar si një nga ushqimet që shtojnë dëshirën seksuale. Kakaoja ka në përbërje substanca që nxisin eksitimin si teobromina dhe feniletilamina.

3.Shega

Ky frut është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Gjithashtu lëngu i shegës sipas studimeve ka efekte shumë pozitive në shtimin e dëshirës seksuale

4.Vaji i ullirit

I mbushur me veti antioksiduese vaji i ullirit prej shekujt është përdorur për një shëndet më të mirë. Sipas grekëve të lashtë besohej se vaji i ullirit ishte një afrodiziak shumë i këshillueshëm sidomos për meshkujt.

5.Shalqi

Sipas “Science Daily” ky frut ka efektin e njëjtë me viagrën në trup. Gjithashtu shërben për të rregulluar qarkullimin e gjakut dhe qetësimin e enëve të gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.0022850036621094