INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ushqime mund t'i konsumoni pa frikë, nuk ju shëndoshin aspak!

Këto ushqime mund t'i konsumoni pa frikë, nuk ju shëndoshin aspak!

Publikuar më: 11:09 21-06-2017

Le te jemi te sinqerte!

Na ndodh shpeshherë të ndjehemi të uritur gjatë gjithë kohës dhe kur hapim derën e frigoriferit jemi gati t'i futemi ushqimit të parë që na del përpara, i cili jo gjithmonë është i shëndetshëm. Më pas e gjejmë veten duke u ankuar për kilogramët e tepërt të akumuluar në periudha të ndryshme të vitit, për dietat e pasuksesshme dhe truket për të humbur peshë sa më shpejt. Ndryshimi i parë duhet të nisë nga regjimi ushqimor, domethënë nga heqja dorë e ushqimeve fast-food dhe të përpunuara dhe zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme. Në rast se ndiheni të dyjëzuar se çfarë të konsumoni, zgjidhni mes 9 ushqimeve të mëposhtme, të cilat mund t'i hani në çdo moment të ditës pa rrezikuar të fitoni ato kilogramët që nuk i do njeri, pasi ato përmbajnë një sasi minimale kalorish.

1-Selinoja: Ajo përmban 95 % ujë dhe përmban vitaminë K.

2-Shumicën e salltrave: Ato përmbajnë vitaminë A dhe C, acid folik dhe hekur si dhe kanë shumë pak kalori.

3-Kastraveci: Përmban shumë ujë dhe ndihmon në një shëndet më të mirë.

4-Lulelakra: Përmban vitaminë C dhe K.

5-Domatet: janë të pasura me fibra, vitaminë A,C, B2, acid folik dhe kalium.

6-Brokoli: përmban vitaminë A,C,E dhe K si dhe fibra.

7-Bizelet: janë të pasura në fibra dhe proteina, por që nuk lejojnë shëndoshjen. Prandaj konsumojini pa u shqetësuar.

8-Pjepri: Pavarësisht shijes së ëmbël ai përmban vitaminë A dhe C.

9-Luleshtrydhet: Janë të pasura me fibra, kalium dhe janë ushqimi ideale për personat që duna të bien në peshë.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943