INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ushqime ndihmojnë për të mposhtur lodhjen

Këto ushqime ndihmojnë për të mposhtur lodhjen

Publikuar më: 20:23 03-05-2016

Gjatë ditës kryejmë aktivitete të ndryshme, të cilat bëjnë që ne të ndihemi të lodhur dhe na vështirëson arritjet e suksese ne punët tona gjatë asaj dite. Por studimet kanë treguar se disa lloje ushqimesh, që janë të pasura me vitamina të ndryshme, mund t’iu ndihmojnë për të larguar të lodhurit dhe për të qenë më aktiv gjatë ditës.

Drithërat             
Përmbajnë sasi të mirë të karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për prodhimin e energjisë, qëndrueshmërisë dhe kthjelltësisë mendore. Drithërat si tërshëra përmbajnë një numër të madh të vitaminave B, apo të emërtuar si vitamina të energjisë, të cilat janë thelbësore për shndërrimin e ushqimit që e konsumoni në energji efektive.

Fasule dhe thjerrëzat    
Janë element shumë i mirë vegjetarian i hekurit, mungesa e të cilëve mund të shkaktojë lodhje dhe dobësi. Prandaj, për të rritur absorbimin sigurohuni që të hani fasule dhe thjerrëza me ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C, e cila ju ndihmon që të absorboni deri në 10 herë më shumë hekurin.

Spinaqi
Përmban sasi të mëdha të magnezit, i cili është thelbësor për energji, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai gjithashtu i relakson muskujt dhe ndihmon gjumin.

Portokalli            
Për një shëndet të mirë të veshkave janë të nevojshme sasi të mjaftueshme të vitaminës C, që ndihmon në parandalimin e lodhjes nga stresi fizik dhe emocional.

Uji                         
Edhe të qenurit pak të dehidruar mund të bëjë të ndiheni e lodhur dhe të mërzitshëm. Edhe nëse pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mund të mbushni nivelet e ujit edhe nëpërmjet ushqimit siç është shalqini, trangujt dhe agrumet. 

Article Logic
Execution time: 0.0041592121124268