INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ushqime në moshë të re, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri

Këto ushqime në moshë të re, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri

Publikuar më: 14:23 20-05-2016

Adoleshenca është periudha kur të rinjtë hanë në mënyrë të shkujdesur, duke rendur fast food-eve dhe drejt ushqimeve të shpejta.

Por një studim i zhvilluar nga shkolla e mjekësisë në Maryland, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar se konsumi i ushqimeve me yndyrë për një kohë të gjatë dhe kryesisht marrja e tyre në moshë të re, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit me kalimin e viteve.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit mbajtën nën monitorim 177 vajza qysh nga mosha 8- vjeçare dhe me kalimin e viteve, ku u konstatua se ato që kishin konsumuar ushqime me shumë yndyrë në adoleshencë kishin dendësi mesatare të gjirit 21.5%, duke qenë më të pritura për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387