INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ushqime nuk duhen ngrohur në ansjë mënyrë, kthehen në helmuese [FOTO]

Këto ushqime nuk duhen ngrohur në ansjë mënyrë, kthehen në helmuese [FOTO]

Publikuar më: 15:12 24-09-2016

Shumë prej nesh  refuzojnë të konsumojnë sërish një ushqim të lënë në një pjatë ndërsa disa të tjerë i duartrokasin idesë gjeniale se atë mund ta ringrohin në furrë apo mikrovalë. Kjo ndodh kur ndihemi të lodhur ose kur nuk mundemi të gatuajmë.

Por psa iu përket ushqimeve të mbetura, do t’iu duhet ta dëgjoini mirë këtë informacion.

Zbulimet tregojnë se disa nga ushqimet tuaja të preferuara mund të jenë të rrezikshme për shëndetin tuaj, sidomos nëse ato nuk ruhen në mnëyrë korrekte.

Këtu do të gjeni listën e ushqimeve të zakonshme që nuk duhet të ringrohen:

1. Selino

Selinoja mund të bëhet helmuese nëse ju e rinxehni atë sepse  përmban nitrate të cilat pasi nxehen mund të kthehen në nitrite.

2. Kërpudhat

Kërpudhat mund të haen po atë ditë që janë përgatitur për shkak të  përmbajtjes së tyre komplekse të proteinave. Ato mund ta ndryshojnë përbërjen e proteinave dhe të paraqesin rrezik të lartë për shëndetin, veçanërisht me tretjen apo problemet e zemrës. Nëse ju doni të hani kërpudha të një dite më parë, hajini ato të ftohta.

3.Mishi i pulës

Mishi i pulës, ashtu si kërpudhat, përmban proteina të cilat nëse rinxehen reagojnë negativisht. Një pulë e ftohtë e ngrohur për herë të dytë , e ndryshon përbërjen e proteinave, të cilat mund të sjellin probleme me tretjen.  

4.Spinaqi dhe sallata jeshile

Këto zarzavate me gjethe nuk duhet kurrsesi të ngrohen për herë të dytë, Ato përmbajnë sasi të larta nitrati të cilat mund të prishen duke u kthyer në nitrite. Këto të fundit mund të ndikojnë në nivelin e oksigjenit në gjak, bëhen toksike dhe shkaktojnë helmim nëse nxehen përsëri.

5. Veza

Veza nuk duhet të ekspozohet në mënyrë të përsëritur  tek ngrohësi. Ringrohja e tyre në temperatura të larta, pasi kanë qenë të ziera ose të skuqura më parë, mund t’i bëjë ato toksike dhe të shkaktojnë probleme me tretjen.

6. Orizi

Ringrohja e orizit nuk është në fakt ajo që mund t’iu sëmurë. Nëse e lini orizin për më shumë se një orë në temperaturë dhome, e lini jashtë ose jeni duke pritur që ai të ftohet, ai lejon të rritet një baktere potencialisht e rrezikshme që mund të shkaktojë  të vjella dhe diarre. Menjëherë pasi e keni gatuar, futeni orizin në një enë me ajër të ngjeshur dhe aty do të jetë i sigurtë.

7.Rrepa dhe Panxhari

Rrepat dhe Panxhari janë përbërësit e zakonshëm të supërave. Prandaj, nëse keni gatuar supë me rrepa dhe panxharë, duhet të kini parasysh të mos e ringrohni sepse sasia e lartë e nitrateve mund t’i bëjë ata toksikë.

8. Vajrat

Vaj rrushi, vaj arre, vaj avakodoje, vaj lajthie; kanë të gjithë një pikë të përbashkët. Shkaktojnë yndyrna të rrezikshme nëse ripërdoren. Ndaj shmangni përdorimin e këtyre lloje vajrash për gatim, pjekje dhe tiganisje.

9. Patatet

Nëse i lini patatet në temepraturë dhome për një periudhë të zgjatur kohore, ato i humbasin vlerat ushqyese. Pasi t’i gatuani patatet, ruajini ato në frigorifer nëse nuk i keni konsumuar ende.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604