INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni gjatë kohës që përdorni ilaçe

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni gjatë kohës që përdorni ilaçe

Publikuar më: 10:29 29-03-2016

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Dr. Aisling Hillick, ka treguar për “Mirror” se cilat janë këto ushqime:

Bananet - Bananet duhet t’i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojë nivele të larta kaliumit.

Limoni i gjelbër- Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.

Alkooli - Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.

Kafeja - Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.

Zarzavatet me gjethe - Shmangini nëse ju merrni antikoagulant. Ato kanë shumë vitaminë K, ndërsa ilaçi është projektuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, kështu që nëse hani më shumë nga këto perime, ato do të ndërhyjë me efektin e antikoagulantit.

Qumështi - Shmangni përdorimin e qumështit nëse ju merrni antibiotikët sepse ai do të ndërhyj në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur efektin e tyre.

Grejpfruti - Grejpruti nuk lejon që të bierë niveli i statinit në trup dhe nëse ju jeni duke marrë statin për të trajtuar-presionin e ulët të gjakut, konsumimi i grejpfrutit mund të shkaktojë mbidozë të këtij kimikati. Pacientët mund të përjetojnë dhimbje të muskujve, si rezultat i kësaj.

Salmoni i tymosur - Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyraminë, dhe përziera e salmonit me antidepresivë mund të shkaktojë nivelet të lartë të këtij kimikati, gjë që çon në presionin të lartë të gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057