A keni menduar ndonjëherë se pse energjia juaj bie në mënyrë drastike gjatë pasdites? Ndoshta fajtor është mëngjesi juaj i preferuar, mesvakti apo dreka.
Kjo është për shkak se disa ushqime është sikur e vjedhin energjinë, ndërsa ju mund të shikoni nëse njëra nga ushqimet tuaja të preferuara janë në këtë listë të hajdutëve.
Bananet – Ushqimet e pasura me magnez, siç janë bananet apo farat e kungullit, mund t’ju bëjnë të lodhur. Ky mineral në fakt vepron në çlodhjen e muskujve, prandaj është mirë t’i hani para se të shkoni në shtrat, por gjatë ditës nuk janë të rekomanduara.
Buka e bardhë – Nëse i zgjidhni karbohidratet me një indeks të lartë glikemik (si buka e bardhë ose orizi i bardhë) në vend të atyre me drithëra integrale (si buka nga drithërat integrale apo orizi integral), duhet ta dini se ato nuk i përmbajnë elementet kryesore që e shkaktojnë një ndjenjë të ngopjes dhe fuqisë. Karbohidratet me një indeks të lartë glikemik nuk përmbajnë shumë fibra, kështu që shumë shpejt shpërbëhen dhe nuk e japin energjinë e nevojshme.
Mishi i kuq – Përmbajtja e lartë e yndyrës në mish të kuq, si bifteku apo hamburgeri, mund ta shkaktojnë një ndjenjë të përgjumjes. Nevojitet një sasi jashtëzakonisht e madhe e energjisë për ta tretur mishin e kuq, kështu që e gjithë energjia që e keni shpenzohet në të. Në vend të mishit të kuq, rekomandohet salmoni.
Qershitë – Studimet kanë treguar se qershitë dhe lëngu i dendur i qershisë ndihmojnë për të fjetur pasi që përmbajnë shumë melatoninë. Qershia në fakt e rregullon gjumin, prandaj në këtë drejtim është një ndihmesë e madhe, por nuk janë një messhujtë e mirë në mes të ditës.
Ëmbëlsirat – Konsumimi i ëmbëlsirës me një përqindje të lartë të sheqerit pas drekës mund t’ju vë në një “komë nga ushqimi” jashtëzakonisht shpejtë. Sheqerin fillimisht “e ngrit”, por në afat të shkurtër ju jeni të përgjumur.
Kafeja – Edhe pse kjo mund të duket e pabesueshme, ekspertët pohojnë se pijet e pasura me kafeinë, si kafeja ose çaji, mund të shkaktojnë lodhje. Këto pije sigurojnë energji në shpejtësi, por kur ndikimi i tyre kalon, pason lodhja.