Shpesh herë kur keni dhimbje, përdorni medikamente të ndryshëm për të eliminuar ose pakësuar dhimbjet, por ata kanë efekte anësore. Nëse medikamentet e ndryshëm nuk veprojnë për të lehtësuar dhimbjet mund të përdorim disa lloje ushqimesh, e mira e të cilëve është se nuk kanë efekte anësore. Studiuesja Salma Khan, në përfundim të një vëzhgimi të gjatë, ka listuar gjashtë ushqime si luftues të dhimbjeve të ndryshme.
Qershitë janë shumë të pasura me antioksidantë, të cilët parandalojnë dhimbjen e muskujve dhe kanë aftësi të ngjashme me aspirinat.
Boronicat kanë si veti kryesore reduktimin e nivelit të stresit, lehtësojnë dhimbjet e kolitit si dhe janë burim antioksidantësh.
Farat e selinosë luftojnë dhimbjet e shkaktuara nga artriti dhe ngërçi.
Xhenxhefili njihet për vetitë e mira që ndihmojnë aparatin tretës dhe forcojnë sistemin imunitar.
Shafrani i Indisë mund të përdoret për uljen e zonave të ënjtura që shkaktojnë dhimbje.
Speci i kuq mund të përdoret për të lehtësuar dhimbje nga më të ndryshmet, pasi redukton një lëndë të caktuar në trupin e njeriut, e cila çon një sinjal në sistemin nervor, që shkakton dhimbjet.