INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto vende duhet t’i vizitoni patjetër, para se të zhduken nga harta [FOTO]

Këto vende duhet t’i vizitoni patjetër, para se të zhduken nga harta [FOTO]

Publikuar më: 14:19 27-08-2018

Toka është shtëpia e shumë destinacioneve cmendurisht të bukura, por fatkeqësisht disa prej tyre rrezikojnë të zhduken si pasojë e ndryshimeve klimaterike dhe neglizhencës së njerëzve.

Nga Venecia, Maldive, deri në Kinë, këtu janë disa nga vendet më të famshme për bukurinë e tyre mahnitëse që duhet të vizitoni para se të jetë shumë vonë.

Erozioni natyror si dhe shitja e tullave me gravura historike në to kanë çuar në dëmtimin dhe shkatërrimin e rreth dy të tretave të Murit të Madh të Kinës.

china-1-1024x768.jpg

Deti i Vdekur, i cili kufizon Jordaninë dhe Izraelin, është zhytur 2.4 kilometër dhe ka humbur një të tretën e masës së tij në 40 vitet e fundit. Ekspertët kanë frikë se nëse uji vazhdon të përdoret nga lumi Jordan, nga i cili Deti i Vdekur furnizohet me ujë, ai do të jetë në rrezik zhdukjeje.

srgd-1024x768.jpg

Parku Kombëtar Denali është shtëpi për 6 milion akra hapësirë të egër afër Alaskës së ftohtë ku turistët mund të shohin kafshë të egra duke lëvizur të lira si dhe të fotografojnë pamjet mahnitëse. Këtu gjendet pika më e lartë në Amerikën e Veriut 6190 metër, por ndryshimi i klimës ka çuar në shkrirjen e akullnajave dhe reduktimin e borës, gjë që ndikon tek jeta e eger që ky vend strehon.

sdff.png

Një destinacion i preferuar për të sapomartuarit dhe kërkuesit e parajsës, ishujt e Seychelles – të lokalizuar në Oqeanin Indian në brigjet e Madagaskarit – po zhduken për shkak të erozionit të plazhit.

drtfg-1024x768.jpg

Afrikës Kongo Basin,i dyti më i madh në botë për nga lloji, është edhe një nga zonat me më shumë biodiversitet. Në vitet e fundit, pylli me hapësirë 1.3 milion milje katror është zhdukur me shpejtësi për shkak të minierave të paligjshme dhe parashikohet se dy të tretat e tij mund të zhduken krejtësisht brenda 2040.

rftg-1024x768.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148