Ka aktivitete në rutinën tuaj që me siguri nuk mund të imagjinoni që po kontribuojnë të keni lëkurë portokalli. Shmangini ato me çdo kusht!
Ne kemi dëgjuar kaq shumë gjëra rreth celulitit, që herë pas here injorojmë paralajmërimet si të konsumohen ushqime me kripë të lartë, të qëndruarit ulur për shumë kohë dhe pirja e shumë pak uji.
Por, përveç gjithë kësaj që përkeqëson sistemin e qarkullimit të gjakut dhe shkakton akumulimin e yndyrës, ekzistojnë zakone të caktuara të cilat pothuajse askush nuk flet për to dhe që shkaktojnë lëkurë portokalli. Mësoni cilat janë që t’I shmangni
2.Banjo me ujë të nxehtë
Janë shumë relaksuese pas një dite të gjatë, por duke shkakton celulit. Ju sugjerojmë të bëni dush me ujë të ftohtë që të nxisni qarkullimin e gjakut.
Përdorimi i vazhdueshëm i medikamenteve
Hormonet, diuretikët, pilulat dietë, ndër të tjera, na bëjnë që të dehidratohemi dhe të ngadalësohet rrjedhja e gjakut. Toksinat në trup nuk eliminohen në mënyrë efikase dhe grumbullohen në formën e celulitit.
3. Mos e ekspozoni veten në diell për periudha të gjata!
Rrezatimi shkatërron fibrat e kolagjenit që i japin elasticitet lëkurës dhe rrit mundësinë e formimit të celulitit.
4. Të jesh e tensionuar dhe e shqetësuar
Emocionet kanë një ndikim në formimin e mpiksjes së yndyrës sepse duke u zemëruar, bëjnë që trupi të lëshojë kortizol. Ky hormon na bën më të prirur për të fituar peshë dhe celulitin në këmbë dhe bark. Relaksohuni!
Mos harroni se vetëm zakonet e mira dhe këmbëngulja do t'ju çojnë në arritjen e lëkurës që keni dashur gjithmonë.