Kevin Hart është një ndër aktorët më të mirë komedianë, dhe asnjëherë nuk ndalet së na e treguari këtë. Sot ai ka festuar 37 vjetorin e tij, mirëpo ka edhe një lajm tjetër për fansat dhe të afërmit e tij. Dy gëzime në një ditë, sepse Kevin ka njoftuar të gjithë se do të martohet me të dashurën e saj Eriko Parrish, me të cilën ndodhet në një lidhje që prej 2 vitesh. Këtë njoftim e bëri në festën e ditëlindjes në Omnia, Vegas, ku i bërtiti turmës që të festonte me të, duke u thënë se do të martohet. Sigurisht që nuk mund të rrinte pa bërë disa lëvizje të bukura në skenë. Epo, çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas. Urime Kevin Hart!