Jemi mësuar ta shohim Dwayne “The Rock” Johnson në çdo lloj filmi, aksion, komedi, familjar, në rolin e tij tipik prej një gjigandi me muskuj.
Por nuk e kishim parë kurrë lakuriq ama, dhe duket se aktori 44 vjeçar e theu dhe këtë tabu. Ishte Johnson ai që rrëfeu se u zhvesh më shumë se zakonisht për filmin e tij të ri me komedianin Kevin Hart, të titulluar “Central Intelligence”. Dhe duket se është pikërisht Hart ai që e ka bindur të ndërmarrë këtë hap të guximshëm, siç deklaron vetë The Rock . Aktori 36 vjeçar i ka ë ish-wrestlerit se “duhet ta nxirrtë të pasmen jashtë për shkak se ia kërkonte publiku, dhe nëse atij vetë do ia kërkonin do e bënte”. Dhe duket se kaq ka mjaftuar. Duke njohur Hart, nuk jemi të sigurt nëse e ka bërë për të mirën e filmit apo thjesht për t’u tallur me mikun e tij.