Faqja zyrtare e klubit Shkëndija i Tetovë ka shpërndarë një video ku tregon rrugëtimin e këtij klubi të jashtëzakonshëm që nga viti i krijimit 28 vite më parë, më 1979. “Ne e pranojmë që tetovarët e pëlqejnë Monica Bellucci, por italianët ende çmenden pas aktorit tetovar Blerim Destanit; italianët bien në dashuri dhe iu thyhet zemra shpejt, por ne mund tu ofrojmë kardiologun me famë botërore Omer Dzemaili; italianët mund të kenë picat dhe pastat më të mira, por ne kemi shefin e mirënjohur në Botë, Rene Redzepi; kapaciteti i stadiumit tuaj është 80 mijë persona; por qyteti ynë ka 100 mijë banorë”, janë disa nga krahasimet që kanë bërë tetovarët me Milanon.Sot ky klub shqiptar “modest” përbën një nga surprizat në kupat e Europës dhe pritet që në ndeshjen e parë me Milanin në “San Siro” më datën 17 gusht, të mos jetë një “kockë” e lehtë.