Klubi i futbollit të Tiranës ka zyrtarizuar marrëveshjen me Gjergji Muzakën dhe pikërisht dje ka filluar shlyerja e borxhit.
Në llogarinë e lojtarit janë depozituar afro 35.6 milionë lekë të vjetër, ashtu sikundër ishte rënë dakord. Detyrimi, që shkon në 107 milionë lekë, do të mbyllet me tre këste të barabarta.
Ish-mesfushori, pranoi që borxhi të ndahej me pjesë. Duke qenë se kësti i parë u likuidua pikërisht të martën, sipas kontratës së firmosur, dy pjesët e tjera të ndara me nga 35.6 milionë lekë (të vjetër) do të jepen deri në fund të këtij viti kalendarik.