INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe dhe Tristan po bëjnë lëmsh gjithë familjen! Të ndarë apo bashkë?

Khloe dhe Tristan po bëjnë lëmsh gjithë familjen! Të ndarë apo bashkë?

Publikuar më: 14:20 17-07-2018

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson thuhet se po rimendojnë çështjet e tyre të zemrës me ndihmën e një specialisti, për të shpëtuar marrëdhënien.

 “Ata po punojnë nëpërmjet terapisë së çiftit,” tha miku i familjes. “Khloe po punon shumë, po punon vërtetë shumë. Ju nuk mund të fitoni ri-besimin në një lidhje vetëm tri muaj pasi tradhëtia ka ndodhur. Njësoj dhe Khloe.”

Khloé lindi vajzën, True Thompson tre muaj më parë, të njëjtën javë që pretendimet e tradhëtisë dolën kundër Tristanit, me foto dhe video.

"Khloé është mama tani, e ka ndryshuar krejtësisht perspektivën e saj në lidhje", është shprehur miku i familjes së Khloe.

Megjithatë, familja Kardashian nuk e pëlqen idenë që Tristan dhe Khloe janë ende së bashku, dhe ata do të preferonin një ndarje ndaj dhe po ndikojnë me këtë mendim tek Khloe e cila është mjaft e dyjëzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0031661987304688