INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe feston ditëlindjen. Ja urimet emocionuese të familjes Kardashian [FOTO / VIDEO]

Khloe feston ditëlindjen. Ja urimet emocionuese të familjes Kardashian [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 20:49 27-06-2016

Ka qenë një muaj i mbushur me festime ditëlindjesh për familjen Kardashian. Bashkëshorti i Kim, Kanye festoi 39 vjetorin me 8 qershor, vajza e tyre, North, festoi 3 vjetorin, dhe javën tjetër, vajza e Kourtney, do të mbushë 4 vjeç. Ndërkohë sot kishte ditëlindjen një nga vajzat e familjes, pikërisht Khloe Kardashian. Dhe sigurisht ajo që nuk do ta harronte në asnjë mënyrë këtë ditë të shënuar për të, është nëna e saj, Kris Jenner. Kris ishte e para që e uroi yllin e Keeping Up With The Kardashians, me anë të një postimi në Instagram. 60 vjeçarja, postoi një foto të Khloe kur ishte e vogël, dhe i bëri një urim shumë emocionues.

“Gëzuar ditëlindjen për lepurushen time të bukur. Ti je vajza më e bukur, si në shpirt ashtu edhe nga jashtë. Ti je drita e familjes sonë dhe gruaja më e fortë që kam njohur ndonjëherë. Ti je e mahnitshme, vajzë, motër, mikeshë, dhe ke një zemër shumë të madhe”, vazhdoi Kris.

“Je kaq e mirë, dhe bujare me të gjithë. Je kaq e qeshur,  e zgjuar, dhe ke një etikë punë për tu admiruar”.

Edhe motra e saj, Kim Kardashian, u kthye prapa në kohë duke postuar një foto me motrën e saj më të vogël në fëmijërinë e tyre dhe duke bërë një urim emocionues.

“Gëzuar ditëlindjen për motrën time të vogël, Koko”, ka shkruar ajo. “Ti vazhdimisht më ke surprizuar me forcën dhe vendosmërinë tëndë. Unë kam mësuar shumë nga ti, jam shumë krenarë që të kam ty motër dhe shoqën time të të mirë gjithashtu”.

Kim gjithashtu shpërndahu në faqen e saj zyrtare një video me momente të bukura nga fëmijëria e saj, kur Khloe erdhi në jetë. 

Të njejtën video e shpërndau edhe motra tjetër, Kourtney, dhe shkroi një urim.

“Gëzuar ditëlindjen për motrën time. Unë nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të”

I bukur ishte edhe urimi i Kendall

“Gëzuar ditëlindjen Khloe! Ti je aq e qeshur dhe e ëmbël.  Ti je si një nënë e dytë për mua. Shpresoj që të kesh ditëlindjen më të mirë që një vajzë mund të ketë. Dhe mos harro, mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër, Të dua!”

Me siguri do të ketë edhe urime të tjera, kështu që, jemi në pritje. 

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832