Khloe Kardashian duket se ka vendosur të “zbrazet” për marrëdhënien e motrës së saj Kendall dhe Harry Styles.
Bukuroshja 31 vjeçare konfirmon se motra e saj e vogël dhe këngëtari britanik po frekuentohen me njëri-tjetrin. Megjithëse Khloe nuk është e sigurtë nëse dy të rinjtë shumë të përfolur janë apo jo zyrtarisht të dashur, ajo është e bindur se kanë një lidhje më tepër se miqësore pasi po “qëndrojnë shumë” së bashku. Ajo tregoi se pushimet që Kendall dhe Harry kaluan bashku në St. Barts e bëjnë të mendojë se janë më shumë se shokë. Vëzhgim i kujdesshëm nga Khloe, se për ne të tjerët në fakt fotot ku ata ishin shtrirë sipër njëri-tjetrit nuk treguan asgjë, thjesht miqësi të shëndetetshme.