IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Khloe K  i del në mbrojtje Kim-it  për sherrin mes Kanye dhe Taylor. Reagon edhe Selena Gomez   [FOTO]

Khloe K i del në mbrojtje Kim-it për sherrin mes Kanye dhe Taylor. Reagon edhe Selena Gomez [FOTO]

Publikuar më: 14:39 18-07-2016

Khloe ishte një prej miliona personave që  reaguan ndaj videos të publikuar nga Kim dhe këtë e bëri përmes një statusi në Twitter ku shkroi:  “Kim është e pamëshirshme. Mos u kapni me burrin e saj! “

Dhe kjo është një mënyrë si për t’i  thënë Taylor Swift që ta pranoje të vërtetën që Kim iu ka servirur miliona ndjekësve në Snapchat teksa ka postuar telefonatën e bërë mes Kanye dhe Taylor.”Në videon në fjalë jepet biseda në telefon mes Kaney dhe Swift, në të cilën rreperi e vë në dijeni se një nga vargjet e këngës do të jetë: “Ndiej se unë dhe Taylor Swift mund të kryejmë sërish marrëdhënie”.

Më pas dëgjohet Swift e cila duket se e aprovon këtë, duke i thënë madje  se e gjitha tingëllonte si një kompliment dhe se mund të vazhdonte me çfarëdolloj vargjesh që i dukeshin të përshtatshme për këngën. Një pikë për Kanyen në këtë raund të betejës së famshme West- Swift.

 

Por një tjetër personazh që reagoi ndaj këtij skandali, ishte edhe këngëtarja Selena Gomez, e cila ka qenë tepër serioze në atë ç'ka thënë. “Ka gjëra më të rëndësishme për të folur. Pse dreqin njerëzit nuk e ngrenë zërin për diçka që ia vlen?” “Gjëja e fundit për të cilën duam të dimë tani është urrejtja, në çdolloj forme qoftë ajo”, ka përfunduar Gomez. 

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709