INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasioni për sportistët: Khloe K i

Pasioni për sportistët: Khloe K i "futet punës" me Beckham Jr! [FOTO]

Publikuar më: 11:17 01-06-2016

Së fundmi Khloe Kardashian ka bërë kërkesën e divorcit me Lamar Odom për herë të dytë, por duket se nuk ka humbur kohë që të ngushëllohet.

Bukuroshja 31 vjeçare ka ecur përpara me jetën e saj, ashtu si çdo herë në fakt, duke gjetur një mashkull tjetër në jetën e saj, edhe më të ri në moshë. Pas bashketbollistëve Odom dhe Harden, ajo ka kaluar në botën e futbollit amerikan me 23 vjeçarin Odell Beckham Jr. Dyshja është parë duke qëndruar me intimitet në një klub nate ndërkohë që raportohet frekuentohet prej muajsh.

Megjithatë lojtari i New York Giants nuk është një njohje e re për universin Kardashian. Djaloshi me flokët e çmendura ishte i pranishëm të premten mbrëma në festën e ditëlindjes së ish kunatit të Khloe, Scott Disick, dhe jo vetëm. Odell është gjithashtu mik i ngushtë me reperin Tyga, i cili vetëm pak kohë më parë u nda nga motra më e vogël e Khloe, Kylie Jenner. Njohje të vjetra për një profil që përshtatet tërësisht me shijet e Khloe, i ri, me ngjyrë dhe sportist profesionist.

Article Logic
Execution time: 0.0036277770996094