Motra bukuroshe e Kim i dha lamtumirën vitin 2015 “me gojën plot” dhe nuk bëhet fjalë për një shprehje të figurshme. Ajo gjithashtu u dha një mesazh të qartë të gjithëve, që është ende shumë e lidhur me James Harden, aq sa e filluan vitin duke u puthur së bashku. Thuhet që mënyra se si fillon viti është një lloj oguri që tregon se cfarë të pret gjatë gjithë ditëve në vazhdim. Duket se 2016 do të jetë një goxha vit për Khloen, i mbushur me puthje. Pyetja e vetme është nëse do të jetë ende basketbollisti James Harden nga ana tjetër e buzëve të bukuroshes 31 vjecare.