U duk sikur ishte një histori e mbyllur tashmë ajo mes Khloe Kardashian dhe Lamar Odom dhe kjo u bë më bindëse nga një postim i saj në muajin prill ku thoshte: “Lëre të shkojë. Mos duaj dikë tjetër më shumë seç ata duan veten”.
Por dje Khloe ka treguar të kundërtën nëpërmjet një postimi zemërthyes në Instagram dedikuar basketbollistit , i cila fillonte me “ Ju nuk ia dini vlerën dikujt deri në momentin që nuk e keni më...”. Në këto fjalë dallohet zemra e saj e thyer për dashurinë e humbur që mban emrin Lamar Odom.
Por nuk e dimë arsyen se pse më pas bukuroshja e fshiu menjëherë këtë postim duke sqaruar me anë të një tjetri ku thoshte se ne do të mësojmë kaq shumë mbi veten tonë nëse gjejmë kohë për të reflektuar mbi veprimet tona në vend që të gjykojmë të tjerët. Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Megjithatë, herën e fundit që Khloe e vizitoi Lamar ai ishte përsëri në gjendje të mjerueshme dhe 31 vjeçarja është e lodhur nga kjo situatë.