Duket se situata është qetësuar dhe pas gjithë asaj stuhie që solli tradhëtia e Tristanit, Khloe Kardashian është rikuperuar nga stresi i post lindjes.
Një arsye shumë e madhe e ktheu Khloe-n drejt normalitetit dhe duket se ylli i showbizz-it e ka gjetur qetësinë e shpirtit te vogëlushja e saj True.
Së fundmi në Instastory, mami Khloe ka shpërndarë një foto ku duket goxha nostalgjike dhe ka dhënë gjithashtu edhe një lajm të mirë.
“Lepurushja ime e vogël këtu ishte vetëm 2 javëshe. Koha fluturon. Sot True bën plot 7 javë që ka ardhur në jetë”.
Sa foto e ëmbël! Vogëlushja True tashmë është 7-javëshe.