INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian çudit me deklaratën e tradhtisë së bujshme: Tristan, një njeri i mirë!

Khloe Kardashian çudit me deklaratën e tradhtisë së bujshme: Tristan, një njeri i mirë!

Publikuar më: 13:15 17-05-2019

Motrat Kardashian gjithmonë janë në qendër të vëmendjes së mediave në të gjithë botën. Lajmi i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe-s është përfolur shumë në të gjitha mediat botërore duke bërë një bujë të madhe.
Ju rikujtojmë se Tristan e ka tradhëtuar Khloen me shoqen më të ngushtë të Kylie Jenner, e cila quhet Jordyn Woods. Khloe ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas ndarjes nga Tristan, por megjithatë vazhdon ta ruajë respektin për të.
Së fundmi në një intervistë për emisionin “Divorce Sucks”, ajo është shprehur se dëshiron të mbajë një marrëdhënie të civilizuar me ish-partnerin e saj.
Për më tepër ajo i ka habitur të gjithë kur tha se Tristan është një njeri shumë i mirë. Kur u pyet se pse e kishte ftuar Tristan në ditëlindjen e vajzës së tyre True, ajo është përgjigjur kështu:
“E di që babai i True është një njeri shumë i mirë. E di se sa shumë e do ai atë dhe kujdeset për të, kështu që doja që ai të ishte pranë saj dhe ne ja dolëm mbanë”.
Më pas ajo ka shtuar se dëshironte një festë të lumtur dhe paqësore, sepse vajza e saj në të ardhmen do ta ruajë si kujtim. Pas ndarjes se tyre ata u shfaqën sërish bashkë në ditëlindjen e vajzës së tyre True dhe kjo gjë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Në fotot e publikuara dallohej se ata të dy kishin mbajtur distancë nga njëri-tjetri dhe duket se gjithçka e kanë bërë për shkak të dashurisë për vogëlushen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391