Khloe Kardashian është munduar që të harrojë dhe të lërë pas tradhëtinë e Tristan Thompson, por mesa duket nuk po ia del dot. Madje ajo pas skandalit të tradhëtisë ka filluar që të mos ketë më ndjenja për basketbollistin e njohur.
Ata kohët e fundit janë fotografuar të lumtur bashkë, por largësia mes tyre ka krijuar mundësinë që gjërat të ftohen dhe që ylli i realty show-t të mos ia dijë më për të. “Nuk dimë të themi si shkuan gjërat nga të qenurit mirë pranë njëri-tjetrit në mungesën e takimeve për javë të tëra, por Khloe është shumë mirë. Ajo është përqendruar tek e bija dhe gjithçka mendon është ajo”, është shprehur një burim për “People”.
Khloe dhe Tristan kishin në plan që të jetonin së bashku, por mea duket Khloe nuk e dëshiron më këtë gjë, të paktën jo për momentin.