INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian "kapet mat" me të dashurin e ri këngëtar [FOTO]

Publikuar më: 15:57 04-07-2016

Një tjetër mashkull? Pse jo!

Sipas mediave rozë Khloe Kardashian është duke u frekuentuar me dikë, dhe një fakt të tillë ajo nuk e ka fshehur aspak. Ylli i showbizit është fotografuar nga paparacët fundjavën që lamë pas në një club në Las Vegas sëbashku me Trey Songz. Një burim pranë 'Entertainment Tonight' ka treguar se ata kane shkuar bashkë në clubin e famshëm ku Trey është rezident. Khloe Kardashian ka qëndruar gjatë të gjithë natës në tribunën VIP ku ka shijuar interpretimin e këngëtarit. Nëse ka lindur diçka e vërtetë midis tyre apo jo, do të jenë ditët në vijim që do të na e tregojnë, gjithashtu nëse bëhet fjalë për diçka serioze apo për një aludim të mediave. Megjithëse kur bëhet fjalë per vajzat e familjes Kardashian-Jenner, vështirë që mediat të gabohen!

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939