INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian mbron publikisht ish-bashkëshortin e saj edhe pas tradhtisë me Jordyn Woods

Khloe Kardashian mbron publikisht ish-bashkëshortin e saj edhe pas tradhtisë me Jordyn Woods

Publikuar më: 17:50 18-07-2019

Tradhtia e Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, 6 muaj më parë bëri xhiron e rrjetit. Menjëherë pas këtij momenti, Khloe Kardashian i dha fund marrëdhënies së saj me basketbollistin e njohur, duke u larguar nga shtëpia ku ata jetonin bashkë me vajzën e tyre, True.

Megjithatë pas kaq muajsh duket se 35-vjeçarja ka lënë çdo gjë pas dhe nuk ndjen më urrejtje për Tristan. Një fans ka komentuar në foton e vajzës së çiftit duke pohuar ngjashmërinë e madhe që ajo ka me babain e saj.

Fill pas këtij momenti ka ardhur edhe përgjigja e Khloe-s e cila ka treguar se nuk vazhdon ta mbajë inat Thompson. “Pse duhet ta urrej një njeri i cili më dhuroi këtë engjëll në jetën time? Njerëzit bëjnë gabime dhe unë nuk do ta mërzis veten time me urrejtje. Jam shumë e zënë duke rritur vajzën time dhe duke u kujdesur për të. E ëmbla True i ka ngjasuar gjithmonë babit të saj. Është shumë e bukur”, ka shkruar Khloe në llogarinë e saj në Twitter, duke iu përgjigjur kështu fansit.

Kujtojmë se pak ditë më parë Tristan Thompson vendosi ta uronte publikisht ish-partneren e tij për ditëlindje duke i pohuar se ajo është mamaja më e mirë që vajza e tyre mund të kishte.

Screenshot_6-13-600x638.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381