Kot nuk thonë, bota është me rrota dhe këtë e ka vërtetuar më së miri Khloe Kardashian. Burime pranë saj kanë konfirmuar për “In Touch” se javë më parë ajo ka vendosur të marrë hak kundrejt të dashurit të saj tradhëtar në të njejtën mënyrë. Aludohet se ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka shkuar në shtrat me ish-in e saj, këngëtarin French Montana.
Arsyeja e vetme ishte që t’i jepte një mësim të mirë partnerit të saj Tristan Thompson për çdo që ka ndodhur muajt e fundit. Khloe Kardashian ende nuk ka reaguar kundrejt këtyre spekulimeve edhe pse të gjithë dyshojnë se janë të vërteta.