Edhe pse kanë kaluar muaj, tradhëtia e shumëfishtë e Tristan Thompson vazhdon të jetë akoma një temë e nxehtë. Ndërkohë që Khloe Kardashian ende vazhdon debatin me fansat dhe publikut duke i kërkuar ta lënë të qetë dhe të mos e gjykojnë faljen e saj, ajo gjithashtu ka marrë një tjetër vendim.
Ylli i “Keeping up with the Kardashians” do të zhvendoset sërish në Cleveland për të bashkëjetuar me të dashurin e saj. Edhe pse Khloe ende nuk ka krijuar besim të plotë tek ai, kjo është në të mirë të vogëlushes së tyre True po ashtu edhe për marrëdhënien në çift.
Sipas “E News” dyshja kanë kaluar një verë relativisht të mirë dhe kjo është një arsye më shumë përse ata duhet të jetojnë sërish bashkë.