INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian në ‘pikëllim të thellë’, humbet fëmijën e saj të parë[FOTO]

Khloe Kardashian në ‘pikëllim të thellë’, humbet fëmijën e saj të parë[FOTO]

Publikuar më: 12:04 31-01-2018

Bukuroshja Khloe Kardashian po kalon momente vërtet të vështira në jetën e saj.

Me anë të postimit të një foto në Instagram, ajo ka treguar se ka humbur fëmijën e saj të parë, ashtu siç e quan Khloe labradorin e zi të familjes Kardashian që mesa duket e ka pasur vërtet pikë të dobët.

“Mbrëmjen e kaluar Gabbana ime e ëmbël ndërroi jetë. Ajo ishte më shumë sesa një kafshë. Ajo ishte fëmija im i parë, shoqëruesja dhe mikja ime. A

jo ishte e mrekullueshme duke u siguruar që unë kurrë të mos isha e vetmuar edhe gjatë kohës që isha vetëm.

Shtëpia nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Unë nuk e kisha menduar kurrë që do të isha e shkatërruar nga humbja e një qeni, por 14 vjet është një kohë shumë e gjatë së bashku.

 Ajo mbushi një rol të rëndësishëm në jetën time dhe unë do t’i jem përgjithmonë mirënjohëse. Të dua Goober! Do të të kujtoj përgjithmonë”, shkruan Khloe Kardashian si përshkrim të fotos së publikuar në “Instagram”.

strgh5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387