Pas firmosjes për divorc për herë të dytë në maj të këtij viti, Khloe Kardashian ka treguar se po e hedh pas krahëve historinë me ish-in Lamar Odom.
Dhe që ta nxjerrë atë nga jeta e saj, asaj i është dashur ta nxjerrë edhe nga shtëpia.
Sipas TMZ, ylli I KUWTK e ka zbuar Lamarin nga prona në Calabas, që ajo kishte marrë me qera për të gjatë rehabilitimit të tij.
Menjëherë pasi sportisti u gjet pa ndienja nga overdoza në një shtëpi publike vitin e kaluar, Khloe pagoi 25.000 dollarë në muaj për një shtëpi me qera pranë shtëpisë së saj që të mund të kujdesej më mirë për të. Por duket se 32 vjeçares i ka ardhur në majë të hundës me sjelljet e tij pasi në shtëpi gjeti një tub për pirjen e drogës.
Raportimet thonë se Lamar po rehatohet në kolltuqet e shokëve derisa të gjejë një pronë të re.
E gjithë kjo vjen pasi divorci i ciftit ishte drejt finalizimit sepse Odom nënshkroi kërkesën e Khloe duke pranuar 13 dhjetorin 2013 si datën e divorcit, suportin bashkëshortor si dhe pagesën e avokatëve.