Tashmë duket se Khloe Kardashian e ka rimarrë veten dhe i është kthyer normalitetit pas tradhëtisë që i bëri bashkëshorti i saj Tristan.
Pasi festoi ditën e djeshme datëlindjen e motrës së saj Kendall, Khloe tanimë po mendon për të ardhmen dhe për mënyrën sesi do ta rrisë vogëlushen e saj.
Ylli i showbizz-it i ka idetë e qarta dhe këtë e ka treguar me anë të një postimi në Instagram teksa në një foto shfaqet në krahët e babait të saj.
“Teknikat prindërore që do ti trashëgoj nga babai im”, shkruan Khloe duke na lënë kështu të kuptojmë se do të ndjeki hapat e prindërve të saj në mënyrën sesi do të kujdeset që vogëlushja e saj të rritet.