Prej ditësh Khloe Kardashian e kishte paralajmëruar se do të sillte linjën e saj të xhinseve denim “Good American”.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, paralajmëroi nëpërmjet disa fotove të postuara në Instagram, se linja e saj do të dalë në shitje ditën e martë.
32 vjeçarja është themeluese e kësaj linje bashkë me Emma Grede të cilat kanë menduar që të gjitha femrat ta gjejnë veten aty. Xhinset mund të porositen në GoodAmrican.com dhe Nordstrom.