INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian  tërheq vëmendjen nga  koncerti i Beyonces  me....të pasmet e saj [FOTO]

Khloe Kardashian tërheq vëmendjen nga koncerti i Beyonces me....të pasmet e saj [FOTO]

Publikuar më: 12:37 16-05-2016

Mbrëmjen e së dielës, ajo që ka arritur të tërheqë vëmëndjen më shumë sesa vetë Beyonce me koncertin e saj, kanë qenë të pasmet e  Khloe Kardashian.

Ajo është shfaqur në publik  e veshur vetëm me një  palë kominoshe thuajse transparente të cilat kanë ekspozuar gati çdo detaj të të pasmeve të saj bombastike, në pamundësi për t’i mbuluar ato. 31 vjeçarja ishte në shoqërinë e motrës, Kourtneyt mbrëmjen e së dielës teksa kanë mbërritur në Pasadena, në koncertin që po mbante Beyonce. 

Yjet e “Keepin up with the Kardashians” kanë postuar video në SnapChat gjatë koncertit të këngëtares   teksa të dyja kishin veshur çizme të gjata mbi gju  dhe xhaketa bomber por më shumë sesa look-u i tyre, ajo që binte në sy dhe tërhoqi vëmëndjen e paparazzëve e më pas të të gjithë fansave dhe ndjekësve të saj ishin të pasmet e Khloe. Khloe  herë tjetër, mos dil nga shtëpia pa u parë mirë në pasqyrë. 

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293