Vazhdon telenovela Kardashian.
Pak para, Rob Kardashian postoi një foto të Blac Chyna ku në mënyrë tallëse, thotë se ajo pret një fëmijë me të. Sipas raportimeve të fundit të TMZ.com, Khloe Kardashian, e cila kujdesej për vëllain e saj, e ka flakur atë jashtë shtëpisë. Për momentin Rob po jeton me të dashurën e re, e cila ka një fëmijë me Tyga, të dashurin e Kylie. Për t’i treguar vendin vëllait të saj, Khloe poston një foto së bashku me motrat e saj Kim dhe Kourtney në studion e Kanye West, duke i treguar Rob se familja nuk zëvendësohet me askënd.
Të mërzitura nga lidhja e tij me armiken e Kim, motrat Kardashian shprehen se shpjegimi i vetëm për këtë fakt është se vëllai i tyre ka rënë në depresion dhe Blac Chyna po përfiton nga rasti për pasiguritë e tij.